Opozita, kundër buxhetit 2019 – Basha: Qeveria legjitimoi zhvatjen e parave të qytetarëve
Pas miratimit nga Kuvendi të buxhetit për vitin 2019, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat u shpreh se ky buxhet legjitimon zhvatjen e taksave të qytetarëve. Basha tha se zëri kryesor i shpenzimeve të këtij buxheti janë koncesionet dhe shpenzimet e luksit për makina dhe zyra. Buxhetin e 2019, Basha e cilësoi si shkatërrim të ekonomisë, duke i kanalizuar paratë e qytetarëve në tendera korrupsioni tek oligarkët.
Kryetari i opozitës tha se edhe pse qeveria ka mbledhur 1.9 miliardë taksa me shumë, ky buxhet i ngarkon borxh edhe foshnjave të porsalindura.
Kryetari i Partisë Demokratike parashtroi ofertën e opozitës për ekonominë, duke premtuar ulje të ndjeshme të taksave, mbështetje të biznesit dhe heqjen e taksës së qarkullimit.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.