Paga minimale 30 mijë lekë. Ekspertët Civici e Xhepa: Rriten kostot për bizneset dhe informaliteti
Iniciativa e qeverisë për rrritjen e pagës minimale në shkallë vendi në 30 mijë lekë nga 26 mijë lekë që është aktualisht, në kushtet në të cilat ndodhen kompanitë shqiptare për shkak të pandemisë Covid-19, mund të sjellë efekt bumerangë. Ekspertët e ekonomisë Adrian Civici dhe Selami Xhepa shprehen për SCAN se nisma është positive për rritjen e konsumit dhe mirëqenien e popullsisë, por duhen parë dhe disa efekte që lindin, siç mund të jetë rritja e kostove për kompanitë, e çmimeve apo informalitetit.
“Efektet do të jenë më tepër për sektorin privat, të cilët me u marr vendimi do jenë të detyruar ta zbatojnë. Por, kam parasysh një element që kjo do ketë një ndikim qoftë në koston e produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë, qoftë edhe në çmimet e këtyre produkteve dhe shërbimeve në treg, që natyrisht do reflektojnë edhe ketë rritje të pagës për punonjësit e tyre.
Duke iu referuar punonjësit fasonë shumica prej tyre janë nën efektin e pagës minimale, bile duhet ta pranojmë që ka edhe raste informaliteti ku marrin më pak, që ose nuk janë të regjistruar ose I kthejnë sërish. ” – u shpreh z.Civici.
“Përtej efekteve pozitive që kanë në xhepat e qytetarëve dhe përfituesve, problemet mbeten kapacitet dhe mundësitë që kanë ndërmarrjet shqiptare për të realizuar këtë lloj praktike dhe sic thashë duhej të ishte një politikë e brendshme e tyre. Por, kjo do të ketë disa kosto për ato kompani që do ta kenë të pamundur të përballen me këtë lloj politike. ” – u shpreh z.Xhepa
Për këtë arsye propozohet që në këtë fazë në të cilën ndodhen kompanitë aktualisht, qeveria të mund të ndjekë politika të tjera për të mbështetur gjithë punonjësit që aktualisht paguhen me pagë minimale.
“Nga ana tjetër ne edhe pse kemi patur nëj nivel page minimale, fatkeqësisht kapacitet e qeverisë për të zbatuar këto lloj rregullash kanë qenë të pavlera pasi në fakt sipërmarrjet private edhe pasi e kanë paguar pagën sic e ka përcaktuar qeveria, të nesërmen punëtoret janë kthyer mbrapsht për të dorëzuar diferencën. Nga kjo pikëpamje edhe pse teorikisht mudn ta rrisi pagën minimale deri në 30 mijë lekë, në të vërtetë përfituesit e kësaj politike do të jenë organet tatimore që do të rrisin pagën mbi një shumë të re.” – u shpreh z.Xhepa.
“Paga minimale sigurisht që duhet të rritet pasi edhe vendet ën rajon kanë bërë disa rritje të tilla dhe janë në nivele 10 – 15% të rritjes së pagës minimale. Por, ka edhe një eksperiencë që ndodh në shumë vende të tjera, që kompensimi bëhet si pjesë e paketave të ndihmës sociale. Do të thotë që duke I lënë këto industri në strukturën e kostove dhe shpenzimeve që ato kanë dhe duke I dhënë një kompensim punonjësve që kanë pagat më të ulëta, si pjesë e paketës sociale. ” – u shpreh z.Civici.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se po shikohet mundësia për rritje e pagës minimale në shkallë vendi me 4 mijë lekë, më qëllim stimulimin e konsumit.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.