Pagesat e shpronësimeve, me këste – Ndryshimet/ Kuvendi miraton ligjin e ri. Deputetët e opozitës, kundër
Kuvendi ka miratuar ndryshimet ndryshimet ligjore, që i hapin rrugën ngritjes së Agjencisë së Shpronësimeve, si një institucion ku do të përqendrohen të gjitha kompetenca që kanë të bëjnë me pronat që preken nga zbatimi i projekteve infrastrukturore. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku shpjegoi se këto ndryshime vijnë si domosdoshmëri, ndërsa pritet të përshpejtojnë realizimin e veprave publike.
Deputetët e opozitës kundërshtuan ligjin e ri, kryesisht në drejtim të shpronësimeve të përkohshme, që përfshijnë përdorimin e një prone të caktuar kryesisht për vendosjen e makinerive që nevojiten për zbatimin e punimeve.
Aktualisht janë 400 çështje gjyqësore të hapura nga pronarët, ndërkohë që me krijimin e Agjencisë parashikohet që palët të ulen në negociata për vlerën e shpronësimit dhe kushtet e pagesës që mund të jenë me këste apo me interes. Po ashtu, ligji i ri saktëson se përllogaritja e shpronësimeve në vlerë dhe në kohë do të bëhet njëkohësisht me hartimin e projektit, në mënyrë që të shmangen situatat të paparashikueshme sikurse ndodh aktualisht.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.