‘Pagesat nga xhepi për shëndetësinë’ – Manastirliu: Do të rrisim financimin publik. Deri në 2030 do mbulojnë vetë 30% të shpenzimeve
Një prej objektivëve kryesorë të Strategjisë së Shëndetësisë 2021-2030 është rritja e financimit publik me qëllim uljen e shpenzimeve të qytetarëve nga xhepi”. Deklarata është bërë nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu gjatë prezantimit të dokumentit, duke theksuar se pikësynimi është që financimi publik të shkojë në masën 70%. Manastriliu nuk bëri publike shifrat sesa është kjo masë aktualisht, por gjithsesi aktualisht është më e ulët. Ndërkohë që, në vitin 2030 sshqiptarët do të mbulojnë vetë 30% të shpenzimeve në shëndetësi.
Manastriliu tha se strategjia e re parashikon gjithashtu uljene përdorimit të antibiotikëve nga 51%, në 18% ndërsa paralelisht do të investohet në kapitalin njerëzor, përmes rrtijes së pagave të mjekëve dhe infermierëve. Po ashtu, sipas ministres synohet rritja e numrit të mjekvëe, ndërsa shtoi se aktualsiht jemi nën mesataren, me 1.9 mjekë/1000 banorë.
Strategjia e re parashikon edhe arritjen e autonomisë spitalore, që mundëson ndër të tjera shpërblimin e personelit shëndetësore mbi bazën e performancës dhe angazhimit. Paralelisht, dokumenti parashikon edhe ksotot financiare për arritjene objektivëve, teksa hendeku financiar për zbatimin e saj përllogaritet në 207,070,766 euro.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.