Pakësohet popullsia e Shqipërisë/ Regjistrohen 1.3% më pak banorë, Tirana e vetmja me rritje, Gjirokastra me rënien më të madhe!
Popullsia e Shqipërisë më 1 janar të këtij viti ka pësuar rënie me 1.3% dhe regjistrohet në 2,793,529 banorë, ndërkohë që më 1 janar të vitit 2021 kjo shifër regjistrohej në 2,829,741 banorë. “Instituti i Statistikave” përmes të dhënave tregon se gjatë vitit 2021 për herë të parë është regjistruar një shtesë natyrore negative, ku vdekjet kanë tejkaluar lindjet me 3,296 banorë. Nga ana tjetër po ashtu numri i personave që janë larguar nga Shqipëria regjistrohet shumë herë më i lartë se numri imigrantëve. Numri i imigrantëve në vitin 2021 ishte 9.195 persona dhe numri i emigrantëve ishte 42.048 persona. Migracioni neto ka pësuar një rritje në vlerë absolute, krahasuar ne një vit më parë në 32,853 banorë të larguar më shumë se sa të ardhur. Në total, në Shqipërinë e vitit 2021 regjistrohen 36.212 banorë më pak……Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.