Paketa turistike, Topuzi: Ende nuk ofrojmë dot shërbim cilësor mbi 120 ditë
Shqipëria ende nuk mund të ofrojë paketa turistike mbi 120 ditore me të njëjtën cilësi shërbimi. Kështu është shprehur për televizionin Scan kreu i shoqatës së Hotelierëve Zak Topuzi.
Për Topuzin për të rritur konkurueshmërinë në rajon përveç infrastrukturës duhen politika të posaçme që mundësojnë krijimin e kushteve për një shërbim cilësor për një periudhë të gjatë kohore, por jo vetëm kaq, një tjetër alternative e përdorur edhe nga vendet e tjera është subvencionimi i turistëve në bileta udhëtimi por jo vetëm.
“Ulja e TVSH-së e lehtësojë pak barrën fiskale të paketës shqiptare turistike. Megjithatë, këtë vit ka qenë përpjekja e parë e shtijes së paketave për një periudhë më shumë se 60 ditë. I gjithë problem është që të kapi sezoni i rërës dhe detit një periudhë mbi 120 ditë, pra mbi katër muaj, në mënyrë që kjo industri të kthehet efektive. Sepse një industri që kishte sezonalitet 45 deri në 60 ditë nuk mund të jetë rentabël, sepse nuk mund të ketë standard dhe nuk mund shërbim cilësor, atë që kërkohet”.
Topuzi shton se viti 2017 ka qenë viti i parë ku vendi ynë ka filluar të bëjë hapa pozitivë për rritjen e numrit të turistëve dhe kjo sipas tij filloi me uljen e TVSH dhe shitjes së paketave turistike më shumë se 60 ditë për turistët.
Por kjo sipas Topuzit është ende shumë larg krahasuar me vendet e rajonit të cilat që prej vitit 2009 pothuajse kanë dyfishuar numrin e turistëve dhe rekordin në këtë sektor e mban Greqia dhe pse për një periudhë relativisht të gjatë kohore përjetojë krizë ekonomike.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.