Panairi i Karrierës – Universiteti Bujqësor i Tiranës afron studentët me biznesin
Universiteti Bujqësor i Tiranës për të tretin vit radhazi organizon Panairin e Karrierës. Mbi 250 studentë, çdo vit, përmes këtij panairi gjejnë mundësinë për punësim duke krijuar kontakte te drejtpërdrejta me biznesin. I pranishëm në çeljen e këtij panairi ishte dhe kreu i kuvendit Gramoz Ruçi i cili premtoi mbështetje nga ana e qeverisë për sektorin Bujqësor, gjë e cila sipas Rucit do të ndikojë edhe në rritjen e fuqisë së diplomave që lëshohen nga ky universitet për tregun e punës.
Për rektorin e universitetit Bari Musabelliu kjo është një mundësi e mirë që ofron UBT si për studentet për tu punësuar po ashtu edhe për kompanitë pjesëmarrëse të cilët kanë mundësinë për të përthithur njerëz të specializuar duke plotësuar edhe kërkesat e tregut.
Në panairin e karrierës marrin pjesë çdo vit rreth 14 mijë studentë dhe mbi 45 kompani biznesi të profileve të ndryshme. Në fund të ceremonisë, UBT firmosi memorandum me kuvendin e Shqipërisë dhe një marrëveshje me biznesin për forcimin e bashkëpunimit mes tyre .
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.