Papunësia në rënie, Barjaba: Kontribut, forca e punës e paregjistruar
Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, papunësia në vend është regjistruar në nivelin më të ulët historik në statistikat zyrtare, në 12.5 për qind.
Në një intervistë për TV SCAN, eksperti i politikave të punësimit, Kosta Barjaba, shpjegon se shifrat e anketës së forcës së punës të publikuara nga INSTAT mbi nivelin e papunësisë, janë rrjedhoje edhe e treguesve të tjerë të tregut të punës, të cilat po shkojnë drejt një ekuilibri normal.
Ndërsa, sipas tij, kontribut të rëndësishëm ka edhe zbulimi i forcës së punës të paregjistruar.
Nga ana tjetër, Barjaba thekson se janë krijuar vende të reja pune në disa sektorë të ekonomisë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkalla e papunësisë në ekonominë shqiptare ka rënë me 1.7 pikë përqindjeje.
Një nivel kaq i ulët papunësie në Shqipëri nuk regjistrohej as në vitet kur rritja ekonomike arriti në pothuajse 7%
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.