Parashikimi i motit/ Shërbimi Meteorologjik: Dita e enjte do të ketë mot me kthjellime dhe vranësira
Shërbimi Meteorologjik Shqiptar ka publikuar parashikimin e motit për ditën e enjte gjatë të cilës do të ketë kohë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës, që do të pasohen nga reshje shiu.
Sipas njoftimit reshjet do të jenë të karakterit lokal me intensitet të ulët, ndërsa përgjatë relieveve malore dhe zonave pranë tyre reshjet hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Sipas SHM era do të jetë nga veriperëndim- verilindje me shpejtësi 1-6m/s, në momentin e zhvillimit të vranësirave hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s dhe temperaturat parashikohen:
vendet malore 17°C deri në 26°C
vendet e ulëta 19°C deri në 32°C
vendet bregdetare 18°C deri në 29°C
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.