Parashikimi i motit/ SHMU: Moti i kthjellët do të pasohet me shtim gradual të vranësirave
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se dita e premte do të nisë me mot të kthjellët e shtim gradual të vranësirave deri të dendura.
Sipas njoftimit reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e pasdites me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit dhe përgjatë relieveve malore ndërsa era parashikohet të jetë kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
Temperaturat parashikohen:
zonat malore 5°C deri në 19°C
zonat e ulëta 6°C deri në 21°C
zonat bregdetare 9°C deri në 20°C.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.