Parashikimi i motit/Reshje të dendura e shtrëngata. Nesër dëborë në veri-lindje
Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin që pasditen e së premtes do të vazhdojnë të bien edhe gjatë kësaj të shtune, dhe deri ditën e nesërme. Sipas Institutit të Gjeoshkencave reshjet priten të jenë mesatare në shumicën e qarqeve, lokalisht intensive edhe me shtrëngata në disa prej tyre.
Priten edhe reshje në formën e dëborës në 700m, të cilat nesër pasdite, ne veri-lindje, në zona të kufizuara do të zbresin deri në 500m mbi nivelin e detit.
TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 °C / 14 °C
në vendet e ulëta: 5 °C / 11 °C
në vendet malore: 1 °C / 6 °C.
ERA
Sot (e shtunë, dt.20) era do të fryjë e lehtë deri mesatare. Nesër (e diel, dt.21) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.