Parlamenti voton heqjen e koalicioneve, Rama: “Koalicionet parazgjedhore hileja më e madhe ndaj votuesve”
Me 106 vota dhe vetëm 10 kundër parlamenti ka bërë ndryshimet për zgjedhjet e ardhshme, duke hequr koalicionet parazgjedhore, rritur pragun elektoral dhe hapur listat e deputetëve. Në një seancë ku nuk munguan debatet, kryeministri Edi Rama tha se vota e sotme e fshin atë hile të madhe që i ishte bërë zgjedhësve me koalicionet para zgjedhore, ndërsa Rudina Hajdari e konsideroi një fitore për demokracinë.
106 deputetë votuan pro hapjes së listave të deputetëve, heqjes se koalicioneve dhe rritjes së pragut elektoral në seancën e fundit parlamentare për këtë session. Vetëm 10 deputet votuan kundër, në një votim të hapur si rrallë herë në kuvend. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se votimi, fshin atë padrejtësi dhe hile të madhe që I është bërë votuesve, duke deformuar votën e shqiptarëve.
Në të gjithë hapësirën e OSBE-së ku jetojnë 1 miliardë banorë i koalicioneve të ashtuquajtura të përbëra, nuk e ka asnjë vend nga Vankuveri në Klavudustad, është një shpikje shqiptare, tipike hile, por një hile që rëndon mbi standardin, një hile që nuk e garanton këtë që, kodi i praktikave të mira zgjedhore të Komisionit të Venecias nënvizon linjën e drejtë dhe të ndershme mes votës së lirë kandidatit dhe qytetarit apo subjektit. Çfarë linje e mirë dhe e ndershme është kur i thua votuesit se ke një tren me 40 parti dhe nuk ke mundësinë t’i shohësh ata që janë future nëpër vagona. Hidhe votën këtu te vagoni që do të kapi dora dhe vota jote nuk i shkon atyre që janë në atë vagon por mblidhen te lokomotiva ose tek vagoni i dytë dhe vagoni i dytë sillet si lokomotivë duke sjellë zvarrë sa njëri apo tjetrin sipas rastit, me gjysmën e votave për deputet që kanë lokomotivat e këtyre trenave pafund.
Miqtë dhe partnerët tanë duhet ta dëgjojnë mirë se ky është vendim i Republikës së Shqipërisë dhe i takon shteti shqiptar të vendosë përmes parlamentit të vet se çfarë bën me sistemin zgjedhor. Nuk është një zgjedhje që kemi detyrim ta ndajmë as me ambasadoren amerikane, as me ambasadorin e BE-së dhe askënd tjetër, duke i respektuar maksimalisht dhe duke i konsideruar këtu zot në vendin e tyre.
Më herët në fjalën e saj, deputetja Rudina Hajdari një nga nismëtaret e këtyre ndryshimeve tha se kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe votuesit shqiptar.
“Unë sot këtë fitore dua tja dedikoj qytetarëve shqiptarë. Pa mbështetjen e gjithë atyre që sot dhe për gjithë periudhën që na qëndruan pranë, na inkurajuan, na duartrokitën nëpër salla dhe sheshe dhe i treguan politikës shqiptare, se nëpërmjet sondazheve ata mbështesin këtë ndryshim. Padyshim që pa ta ky votim do ishte e pamundur. Në të vërtetë dua tja dedikoj shqiptarëve, shumicës prej tyre që kanë qenë kundër kësaj klase politike për 30 vite, mënyrën se si ata e kanë qeverisur këtë vend. I kanë imponuar 2 apo 3 veta, kryetarët e partive axhendën e tyre personale dhe ky vend ka arritur të bëhet më i varfër dhe i korruptuar për shkak të këtyre axhendave. ”
Votimi i sotëm është ndryshimi I 2 neneve të kushtetutës, 64 dhe 68, dhe regjistron ndryshimin e parë të kushtetutës për aspekte zgjedhore që nga viti 2008.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.