Pensioni, 90% shkon për ushqime/ Pensionisti shqiptar mund t`ia dali vetëm për shportën bazë, në vendet e zhvilluara, norma zbret nën 20%
Bazuar në të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, pensioni mesatar në vendin tonë për vitin 2021 fiksohet pranë rreth 13.981 lekëve. Kaq të ardhura ka në muaj një pensionist mesatar shqiptar, duke pasur parasysh edhe hendekun e madh mes pensionit urban dhe atij rural. Por, sa të mjaftueshme janë këto të ardhura në muaj për një pensionist shqiptar? “Scan Intelligence Unit” është përpjekur të bëjë një përllogaritje të përafërt të peshës që zë shporta e ushqimeve mbi pensionin mesatar. Kjo përllogaritje është bërë mbi bazën e raporteve të ndryshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ministrisë së Shëndetësisë gjermane dhe asaj spanjolle sa i përket një diete ushqimore bazike të shëndetshme në muaj për një të rritur në moshën e pensionit. Kjo shportë ushqimesh mujore konsiston në: bukë, oriz, vezë, qumësht, kos, djathë, mish pule dhe viçi, peshk, fruta, perime, vaj dhe miell…..Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.