Plani i Bashkisë së Tiranës/ Ja në cilat njësi administrative do të nisë ndërtimi i 17 shkollave. Sa prej tyre janë shkolla 9-vjeçare dhe të mesme
Publikohet plani i bashkisë për ndërtimin e shkollave të reja në kryeqytet.
Konkretisht, në vitin 2018 do të nisë ndërtimi i 17 shkollave, ku pritet t’i jepet zgjidhje problemit të mungesës së infrastrukturës arsimore në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Sipas planit në Njësinë 2 do të ndërtohen 3 shkolla të reja, dy 9 vjeçare dhe një e mesme, në Njësinë Administrative 5 do të ndërtohet një shkollë 9 vjeçare, në Njësinë 7 do të ndërtohet një shkollë e mesme, në NJA 8 do ndërtohet një shkollë 9 vjeçare dhe një shkollë e mesme; në NJA 9 do ndërtohet një shkollë 9 vjeçare dhe një e mesme; në NJA 11 do ndërtohen dy shkolla 9 vjeçare dhe një shkollë e mesme; në NJA Dajt do ndërtohet një shkollë e mesme; në NJA Farkë do ndërtohet një shkollë 9 vjeçare dhe në NJA Kashar do ndërtohen dy shkolla 9 vjeçare dhe një shkollë e mesme.
Sa i takon ndërtimit të shkollave, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se: “Në Bashkinë Tiranës gjenden gjithsej 191 shkolla publike. 61 shkolla kanë më shumë nxënës se sa kapaciteti i tyre maksimal dhe 57 shkolla e zhvillojnë mësimin me dy turne. Për t’u dhënë një zgjidhje përfundimtare këtyre tre problemeve, duhet të ndërtohen 17 shkolla të reja, nga të cilat 10 shkolla të ciklit 9-vjeçar, të cilat do të përfshijnë edhe ambiente për kopshte brenda tyre, dhe 7 shkolla të ciklit të mesëm të lartë”, tha Veliaj.
Ai gjithashtu bëri të ditur se të gjitha shkollat 9 vjeçare do të kenë edhe kopësht të integruar.
Njësitë ku do ndërtohen shkollat e reja
Në NJA2 do të ndërtohen 3 shkolla të reja, dy 9 vjeçare dhe një e mesme;
Në NJA5 do të ndërtohet një shkollë 9 vjeçare;
Në NJA7 do të ndërtohet një shkollë e mesme;
Në NJA8 do ndërtohet një shkollë 9 vjeçare dhe një shkollë e mesme;
Në NJA9 do ndërtohet një shkollë 9 vjeçare dhe një e mesme;
Në NJA11 do ndërtohen dy shkolla 9 vjeçare dhe një shkollë e mesme;
Në NJA Dajt do ndërtohet një shkollë e mesme;
Në NJA Farkë do ndërtohet një shkollë 9 vjeçare;
Në NJA Kashar do ndërtohen dy shkolla 9 vjeçare dhe një shkollë e mesme.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.