Policia rrugore, tabletë për gjobat – Lleshaj: Modernizimi, objektiv për rritjen e sigurisë rrugore
Policia rrugore tashmë do të regjistrojë në mënyrë elektronike masat administrative për shkelësit e qarkullimit rrugor, përmes vënies në dispozicion të tabletave gjë e cila sjell edhe verifikimin në kohë reale të automjeteve, më pas gjobat do t’u dërgohen qytetarëve në adresat e tyre me postë.
Kjo sipas ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj shënon fillimin e një faze të re. Lleshaj renditi disa prej hapave që pritet të ndërmerren gjatë këtij viti për rritjen e sigurisë rrugore dhe modernizimin përmes përdorimit të teknologjisë.
Lleshaj shtoi se prioritet i ministrisë është arsimi i policisë së shtetit si edhe trajtimi financiar.
Më herët drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu prezantoi disa të dhëna për aksidentet rrugore me pasojë vdekjen e personave ndër vite duke nënvizuar rënien e numrit të tyre dhe objektivin në reduktimin deri në 50% deri në vitin 2020.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.