Prioritetet e buxhetit në 3 vitet e ardhshme: Mbështeten sektorët prioritarë, fokus menaxhimi i pandemisë!
Në 3 vitet e ardhshme qeveria do të vijojë të mbështesë sektorët prioritarë në vend me qëllim zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve social-ekonomike të popullsisë. Në dokumentin e buxhetit afatmesëm 2022-2024, thuhet se gjatë kësja periudhe synohet të mbështetet punësimi, me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së punëkërkuesve të papunë nga grupet e veçanta me mbi 50% të totalit të përfituesve nga programet e nxitjes së punësimit.
Gjithashtu synohet rritja e aksesit në Arsimin e Mesëm Profesional, që në vitin 2024 të tërhiqen 19.5% e nxënësve që ndjekin ciklin e Arsimit e Mesëm, nga 18% që parashikohet të arrijë në 2021. Qeveria ka si prioritet mbështetjen e bujqësisë, përmes numrit së numrit të fermerëve përfitues nga skema e masave mbështetëse në bujqësi nga 2300 përfitues në vitin 2020 në 2500 përfitues në vitin 2024, si dhe rritjen e % së fermerëve që përfitojnë nga përmirësimi i infrastrukturës ujitëse dhe kulluese.
Po ashtu synohet rritja e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së produkteve bujqësore dhe blegtorale si dhe përmirësimi i standardeve dhe garantimi i sigurisë ushqimore. Mbrojtja Sociale është një tjetër sektor që do të marrë vëmendje, ku synohet zbatimi me sukses i reformës së programit të përkujdesit social në tre shtyllat kryesore të tij: Ndihma Ekonomike, Paftësia e Kufizuar dhe Shërbimet Sociale. Arsimi dhe shëndetësia gjithashtu do të jenë prioritet duke u fokusuar financimin e projekteve të reja apo në rikonstruksionn e godinave që kanë nevojë për ndërhyrje. Po ashtu do të vijojë manaxhimi i pandemisë së shkaktuar nga COVID19 si dhe projekti i rindërtimit.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.