Projekti bashkive me energji inteligjente – Nënshkruhet marrëveshja me qeverinë zvicerane
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar nënshkrimin me Qeverinë Zvicerane të marrëveshjes për dhënien e asistencës teknike dhe financiare në kuadrin e “Projektit të Bashkive me Energji Inteligjente”.
Balluku informoi se ky është një projekt i rëndësishëm, sa i takon përdorimit efiçent të energjisë, i cili do të nisë fillimisht të zbatohet në 4 prej bashkive të vendit për t’u shtrirë më pas edhe në qytetet e tjera.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.