Projekti i ri te “Shqiponja” – Rama publikon videon: Zgjidhje për trafikun e miqësor me mjedisin
Kryeministri Edi Rama, e ka nisur të dielën me projektin e ri në hyrje të Tiranës, në Unazën e Re. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama krahas videos së publikuar shkruan se projekti është një ndërhyrje e rëndësishme në respekt të mjedisit, i cili në përfundim të tij do të lehtësojë trafikun, duke e liruar përfundimisht këtë nyje të rëndësishme dhe tejet të ngarkuar
Rama ka publikuar pamjet e projektit të ri të ndryshuar të hyrjes së Tiranës në Unazën e Re, i cili në përfundim pritet që të lehtësojë trafikun, duke e liruar këtë nyje të rëndësishme dhe tejet të ngarkuar. Sipas Kryeministrit, ky projekt do të jetë në harmoni të plotë edhe me mjedisin urban.“Me këtë projekt të ri të hyrjes së Tiranës në Unazën e Re, që reflekton nevojën për të ndërhyrë në atë nyje tejet të rëndësishme dhe të ngarkuar, duke garantuar një qasje më miqësore me mjedisin urban, ju uroj një të diel të bukur”, shprehet Kryeministri duke publikuar edhe pamje nga projekti i ri.
Projekti ka ndryshuar dhe tashmë nuk parashikon mbikalim te sheshi Shqiponja, por vetëm një nënkalim duke ulur kostot, pasi i pari shkonte 20 mln euro. Ekspertët e bashkisë së Tiranës nuk dhanë shifër sa do të kushtonte, por u shprehën gjatë prezantimit të projektit se objektivi është që të mbetemi brenda tavanit financiar që ishte parashikuar.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.