Projekti për Durrësin/ Bashkia shpall tenderin për ndërtimin e rrjetit të ndriçimit rrugor/ DETAJET
Bashkia Durrës ka shpallur një tender me fond 14.3 milionë lekë, për ndriçimin rrugor të qytetit.
Projekti i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik konsiston në një ndërtim të ri të rrjetit të ndriçimit rrugor për rrugën “Hysen Kërtusha” dhe rrugën “Hysen Myshketa”.
“Në këtë investim do të bëhet infrastruktura për 76 shtyllat e ndriçimit në rrugën ‘Hysen Kërtusha’ dhe 37 shtyllat e ndriçimit në rrugën ‘Hysen Myshketa’. Ndriçimi në këtë investim do të ketë dy funksione, edhe si pjesë e arredimit ashtu dhe anë funksionale” shpjegohet në dokumentacionin bashkangjitur tenderit.
Tenderi do të qëndrojë i hapur deri më 29 mars dhe ka një afat kohor për ekzekutim prej 40 ditësh, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.