Pse prodhojmë më pak se 1/10 e BE-së? Artikulli i “Brookings”: Klima e biznesit dhe zbatimi i ligjit, çelësi i suksesit
Hendeku në produktivitet mes ekonomisë shqiptare dhe asaj të Bashkimit Europian është mjaft i madh, me prodhimin nga 4% deri në 15% të mesatares së BE, në varësi të sektorit.
Këtë gjë e thotë ky grafik dhe artikulli i publikuar së fundmi nga “Brookings”, që mban firmën e tre autorëve, mes të cilët edhe të ekonomistes së Bankës Botërore në vendin tonë, Hilda Shijaku.
Kështu, në sektorin e kompjuterëve apo pjesëve elektrike Shqipëria ka hendekun më të madh në produktivitet, me prodhimin sa vetëm 4% e mesatares së Bashkimit Europian.
Sektori ku produktiviteti është më i lartë dhe është ai i tekstileve, sa 15% e mesatares europiane, ku varion nga 8, deri në 30%, por që sipas metodologjisë së medianës fiksohet në 15%. Sektorë të tjerë ku ky hendek është më i ulët është edhe ndërtimi apo media.
Sektorët me hendekun më të madh në prodhim janë kryesisht ato të manifakturës, e sidomos industrisë së rëndë e asaj ushqimore. Artikulli i “Brookings” sugjeron një sërë masash që ky hendek në produktivitet krahasuar me Bashkimin Europian të ulet disi. Së pari, vetë kompanitë duhet të kuptojnë potencialin dhe shanset që kanë për të përmirësuar performancën e tyre.
Së dyti mjedisi i biznesit duhet të jetë më mikpritës për sipërmarrësit. Kjo përfshin sidomos forcimin e zbatimit të ligjit, e luftën ndaj korrupsionit.
Kapërcimi i këtyre sfidave dhe krijimi i një klime të mirë biznesi është çelësi për të nxitur sipërmarrjen, nënvizohet në shkrim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.