Publikohen në e-Albania 13 taksat që bizneset mund të paguajnë online
Bizneset tashmë mund të paguajnë online në portalin qeveritar e-Albania një sërë detyrimesh tatimore. 13 shërbime të reja elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të paralajmëruara më herët janë publikuar sot në portalin e-Albania.
Shërbimet tatimore përfshijnë pagesat për:
- Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
- Tatim i Lojërave të Fatit
- Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
- Tatim i Mbajtur në Burim
- Tatim mbi Vlerën e Shtuar
- Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
- Tatim Fitimi
- Tatim mbi të Ardhurat Personale
- Taksat Kombëtare
- Tarifat Kombëtare
- Renta minerare
- Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
- Detyrime globale/Penalitetet
Sipas kryeministrit Edi Rama, me shtimin e këtyre shërbimeve reduktohen mundësitë për korrupsion, radhët e gjata si dhe humbjet e kohës. Ndërkohë, ka shtuar më tej se vijon puna dhe rezultatet do të ndjehen në të gjitha shërbimet e administratës për qytetarin dhe biznesin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.