Punësimi i Romëve – Manastirliu: Në tre vite janë investuar 3.6 mln euro
Garantimi i një kujdesi mjekësor të aksesueshëm, krijimi i mundësive të barabarta me qëllim rritjen e punësimit formal të romëve dhe egjiptianëve si dhe përmirësimi i kushteve të strehimit për këtë minoritet janë në fokus të institucioneve përkatëse.
Kështu totali i buxhetit të shtetit që financon planin e veprimit për vitet 2016-2020 është 4,3 miliardë lekë sipas fushave respektive, ndërsa buxheti që do të kërkohet të mbulohet nga donatorët është përllogaritur të jetë 3,4 miliardë lekë ose rreth 25 milionë Euro.
Referuar programit të nxitjes së punësimit për Romët dhe Egjiptianët në tre vitet e fundit janë investuar 3.6 mln euro, sipas Ministres së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.
Rajoni dhe Shqipëria ka nevojë për investime të koordinuara si dhe për përdorimin me efikasitete të parave të dhuruara nga donatorët në mënyrë që përftues realë të jenë minoritete për të cilat investohet.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.