Punimet në aksin Lalëz-Ishëm – FSHZH informon mbi situatën aktuale të projektit (FOTOT)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën me dije se aktualisht po vijojnë me ritme të mira punimet në objektin: “Përmirësimi i shtresave rrugore në aksin: “Shkafanë-Lalëz-Ishëm, Njësia Administrative Ishëm, Bashkia Durrës”.
Sipas njoftimit ky projekt me financim nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetës për banorët e zonës, si dhe i jep mundësi zhvillimi bizneseve private të llojit “Agroturizëm” në këtë zonë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.