Punimet në Porto-Romano, Durrës – Drejtori i ARRSH: Projekti do të përfundojë para afatit (FOTOT)
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ka parë nga afër ecurinë e punimeve në kantierin “Porto- Romano Durrës, Loti 3” dhe sipas informacionit të publikuar gjatë inspektimit është vënë re se punimet po ecin me ritme të shpejta dhe realizimi fizik ka arritur në 50%.
ARRSH njofton se aktualisht ka përfunduar:
– ndërtimi i trupit të rrugës rreth zonës së Eco Park,
– dy rreth rrotullimet me ishujt përkatës,
– ndërtimi i të gjitha veprave të artit.
Sipas njoftimit në bazë të grafikut të punimeve, ky projekt do të përfundojë para afatit të parashikuar në kontratë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.