Qeveria rrit kufirin e huamarrjes me 1.1 mld euro – Akti normativ ndryshon buxhetin 2021, stoku i borxhit shkon në 11.6 mld euro
Qeveria ka rritur kufirin huamarrjes neto me afro 132.6 miliardë lekë apo 1.1 miliardë euro në buxhetin e vitit 2021. Me një akt të posaçëm normativ, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi, qeveria ka ndryshuar buxhetin e këtij viti, e ndikuar nga emetimi i Eurobondit në muajin Nëntor.
Kështu, me qëllim financimin e defiçitit faktik të buxhetit të shtetit, kufiri huamarrjes totale neto nga burime të brendshme dhe të huaja, shkon në nivelin e 182 6 miliardë lekësh nga 49.9 miliardë lekë që ishte përcaktuar në buxhet.
Brenda këtij kufiri të huamarrjes totale neto përfshihet edhe emetimi i mundshëm i një Eurobondi, me vlerë indikative prej 85 .2 miliardë lekësh. Si rrjedhojë, stoku i borxhit publik në fund të vitit 2021 vlerësohet të arrijë në rreth 1 425 trilionë lekë apo 11.6 miliardë euro pa përfshirë efektet e mundshme prej ndryshimit të kursit të këmbimit.
Kështu sipas aktit normativ, nga total i huamarrjes, stoku i borxhit të qeverisjes qendrore regjistrohet në rreth 1 357 trilionë lekë dhe stoku i borxhit të garantuar nga qeverisja qendrore 67. 5 miliardë lekë dhe stoku i borxhit të qeverisjes vendore 350 milionë lekë.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.