Rama në Bruksel, takim me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk: Vlerësohet ecuria e reformave në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama është takuar sot në Bruksel me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk. Në një postim të publikuar nga kryeministri Rama pak minuta më parë thuhet se Tusk vlerëson ecurinë e reformave, të cilat sipas kryeministrit janë kurajoze dhe si një shembull pozitiv për të gjithë rajonin.
“Në Bruksel me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili vlerësoi ecurinë e reformave kurajoze në Shqipëri si një shembull pozitiv për krejt rajonin”, shkruan Rama.
Në Bruksel me Presidentin e Këshilit Europian, Donald Tusk, i cili vlerësoi ecurinë e reformave kurajoze në Shqipëri si një shembull pozitiv për krejt rajonin🇦🇱🇪🇺
Posted by Edi Rama on Monday, December 4, 2017
Gjithashtu, edhe Presidenti i Këshillit Europian, Tusk shkuan në profilin e tij në Twitter për takimin me kryeministrin.
“Takim i mirë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor më 17 maj në Sofje. Është e nevojshme të mbahet vrulli i reformave e sundimi i ligjit për të përparuar në rrugën e BE”, shkruan Tusk.
Good meeting with Albanian PM @ediramaal ahead of Western Balkans Summit on 17 May in Sophia. Need to keep momentum in Rule of Law reforms to advance on EU path. pic.twitter.com/riPITRaD4z
— Donald Tusk (@eucopresident) December 4, 2017
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.