Realiteti i shtuar ndihmon kirurgët “të shohin” përmes trupit
Në një seri procedurash të kryera nga një ekip i Kolegjit Imperial të Londrës, hulumtuesit treguan se për herë të parë si kirurgët mund të përdorin kufjet e realitetit të shtuar, ndërsa veprojnë në pacientët që i nënshtrohen kirurgjisë rindërtuese të gjymtyrëve të poshtme.
Hulumtuesit përdorën Microsoft HoloLens, një kufje kompjuterësh që zhyt njeriun në një ‘realitet të përzier’, duke u mundësuar atyre që të bashkëveprojnë me hologramën ose objektet e krijuara nga kompjuteri të bëra të dukshme përmes Skanerit.
Ekipi e përdori teknologjinë për të mbivendosur imazhet e skanimit CT – duke përfshirë pozicionin e eshtrave dhe enëve kryesore të gjakut, mbi këmbën e secilit pacient, duke bërë të mundur që kirurgu të ‘shohë’ përmes gjymtyrëve gjatë operacionit.
“Nëpërmjet kësaj serie fillestare rastesh të pacientëve kemi treguar se teknologjia është praktike dhe se mund të sigurojë një përfitim për ekipin kirurgjikal”, tha Pratt, autori kryesor i studimit të botuar në revistën European Radiology Experimental.
“Me HoloLens, ju shikoni në këmbë dhe në thelb shihni brenda saj. Ju shikoni eshtrat, rrjedhën e enëve të gjakut dhe mund të identifikoni saktësisht se ku janë vendosur objektivat”, tha Pratt.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.