Reformë në shërbimet e transportit, Isaraj: Lehtësim të procedurave, ndryshim testit teorik për patentën
Shërbimet që ofrohen nga drejtoritë e transportit rrugor do i nënshtrohen një reforme të thellë, qoftë në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.
Gjithçka është njoftuar nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Arben Isaraj gjatë analizës vjetore të institucionet që ai drejton, duke theksuar edhe drejtimet kryesore ku do të ndërhyhet.
Kështu, parashikohet trajnimi dhe certifikimi i punonjësve si në nivel qendror ashtu dhe rajonal si dhe rritja e investimeve në infrastrukturë.
Gjithashtu, parashikohet lehtësimi i procedurave për realizimin sa më shpejt të shërbimeve që ofron institucioni si dhe përmirësimin dhe ndryshimin e kuadrit ligjor, aty ku ka mangësi apo është e nevojshme.
Nga ana tjetër, do të jetë e nevojshme përgatitja e një baze teorike bashkëkohore në bashkëpunim me si-motrat e saj në Europë.
Theksi u vu edhe te rëndësia e përgatitjes teoriko-praktike me profesionalizëm e kandidatëve për pajisje leje drejtimi kombëtare, mënyre kjo që do rrisë aftësinë e tyre ne drejtimin e mjetit ne rrugë duke lehtësuar trafikun urban dhe uljen e rrezikut për aksident.
Sipas drejtorit të Përgjithshëm, përmes aplikimit të këtyre ndryshimeve synohet përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve, reduktimi i kohës dhe profesionalizmi në ofrimin e tij.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.