Regjistrimet ne çerdhe – Përcaktohen datat, dokumentacioni që kërkohet dhe tarifa
Të gjithë prindërit që duan të regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike të kryeqytetit, do të mund ta bëjnë në datat 25-29 Qershor 2018. Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve ka njoftuar se në këto data pranë çerdheve publike të Bashkisë Tiranë do të kryhen aplikimet për regjistrimin e fëmijëve.
Realizimi i këtij procesi bëhet përmes dorëzimit të certifikatës personale dhe familjare të fëmijës, vërtetim pune me pagë mujore të pasqyruar të kujdestarit ligjor apo prindërve, vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për prindërit si dhe plotësimin e një formulari pranë çerdhes përkatëse.
Ndërsa kërkohen edhe aplikimet do të mund të bëhen në fashën orare 09 me 14:00.
Për kategori të veçanta, kërkohen dokumentacioni respektiv sipas rastit. Prindërve u është lënë një afat kohor për të plotësuar dokumentacionin përkatës në mënyrë që në fund të muajit të bëjnë aplikimin.
Numri i aplikimeve regjistrohet mesatarisht në 7 mijë çdo vit. Në kryeqytet janë gjithsej 30 çerdhe publike, të cilat përballojnë një kapacitet prej më shumë se 3 mijë fëmijësh. Tarifa në çerdhet publike të kryeqytetit është 130 lekë/ditë për ditëngërnie.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.