Rehabilitimi i centralit të HEC Koman/ KESH shpall tenderin. Fondi 127 milionë lekë
KESH ka shpallur një tender me fond 127 milionë lekë për rehabilitimin e ndërtesës së Centralit të HEC Koman.
“Qëllimi kryesor është rehabilitimi i fasadave të ndërtesës duke ruajtur elementet arkitektonike, rehabilitimi i ambienteve të shërbimit të ndërtesës së centralit, mbrojtja e pajisjeve dhe makinerive, , ruajta e elementëve arkitektonik të ambienteve aktuale të shërbimit brenda ndërtesës dhe ambienteve të shërbimit, rritja e sigurisë në punë duke realizuar montimin e të gjitha shkallëve metalike me material antikorroziv, të parmakëve tek puset e thellësisë, drenazheve, gjeneratorëve dhe sheshet e punës, si dhe ndriçimi, duke respektuar standardet teknike dhe ato bashkëkohore” specifikohet në detajet e tenderit.
Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 29 mars dhe ka një afat kohor për ekzekutim prej 6 muajsh, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.