Rehabilitimi i vendgrumbullimeve, Klosi: Aksioni do vazhdojë për 198 ndërhyrje të identifikuara
Vendgrumbullimi i mbetjeve në Krujë i është nënshtruar rehabilitimit duke e kthyer në një park të gjelbëruar për qytetarët.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në kuadër të fushatës “krijoO2tënd” u shpreh për ndërhyrje në të 61 bashkitë për rigjenerimin e territoreve të dëmtuara, si pasojë e venddepozitimeve të mbetjeve urbane ilegale.
Klosi shtoi se aksioni do të vijojë edhe në fillim të muajit Mars, për zhvendosjen e guroreve nga mali i Krujës.
Ndërhyrja pritet të vijoj për 198 venddepozitime të mbetjeve urbane në vend të cilat janë identifikuar, duke i kthyer në ambiente shlodhëse për qytetarët.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.