Rektorati i Mjekësisë “under construction” – Universiteti shpall tenderin me fond 18 milionë lekë
Universiteti i Mjekësisë ka shpallur tenderin për rikonstruksionin e ambienteve të fakultetit. Fondi i vënë në dispozicion është 18 milionë lekë dhe do të shkojë për rehabilitimin e sallave të Rektoratit dhe çatisë së Universitetit.
Punimet do të ekzekutohen brenda një afati kohor 3 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.