Replika për biznesin e vogël – Rama: Kemi hequr taksat. Basha: Politikat e qeverisë në dëm të biznesit
Replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, nuk kanë munguar as ditën e sotme. Shkak është bërë statusi në facebook i kryeministrit Rama, se asnjë biznes i vogël nuk do të ketë më taksa, ndërsa kritikoi opozitën se mbron informalitetin.
“Opozita front në mbrojtje të INFORMALITETIT. Ne mbrojmë njerëzit e zakonshëm.Asnjë biznes pa TVSH = FUND mashtrimit me lekët e popullit.
Biznesi i Vogël do të vijojë të ketë ZERO Tatim Fitimi, por do të duhet të marrë çdo mall me faturë dhe të shesë çdo mall me kupon. Askush nuk mund të hajë më pas shpine as konsumatorin, as shtetin; gjithkush atë që meriton, gjithkujt atë që i takon”.
Opozita front në mbrojtje të INFORMALITETIT👎Ne mbrojmë njerëzit e zakonshëm👍Asnjë biznes pa TVSH = FUND mashtrimit me…
Posted by Edi Rama on Thursday, October 5, 2017
I menjëhershëm reagimi i kryeopozitarit Basha po në Facebook, sipas të cilit kryeministri me politikat e marra vetëm ka dëmtuar biznesin.
“Në vend që të kërcënojë sipërmarrësit e vegjël që punojnë sa për të mbajtur gjallë familjet e tyre, Edi Rama duhet t’u bëjë të ditur shqiptarëve sa para u ka dhënë nga buxheti i shtetit oligarkëve këto katër vite: oligarkët e shëndetësisë e të ilaçeve, oligarkët e ndërtimit, oligarkët e koncesioneve, oligarkët e naftës dhe të telekomunikacionit. Pastaj t’u tregojë shqiptarëve edhe sa taksa kanë paguar këta oligarkë në buxhetin e shtetit. Por ai nuk i tregon dot këto fakte, sepse ato zbulojnë një të vërtetë kriminale: zhvatjen e pamëshirshme të njerëzve të thjeshtë për pasurimin e Edi Ramës dhe klientëve të tij”.
Në vend që të kërcënojë sipërmarrësit e vegjël që punojnë sa për të mbajtur gjallë familjet e tyre, Edi Rama duhet t’u b…
Posted by Lulzim Basha on Friday, October 6, 2017
Sipas Ministrisë së Financave, gjatë ditëve të para të këtij aksioni janë kontrolluar 717 subjekte, ndër të cilët 373 subjekte kanë rezultuar me ndryshim përgjegjësie. Gjithashtu, janë kryer 674 vizita këshilluese dhe 3519 tatimpagues janë asistuar në sportele.
Arbër Hitaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.