Reshjet e borës, ARRSH informon mbi gjendjen e akseve rrugore dhe këshillon shoferët: Çfarë duhet të keni kujdes!
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon mbi gjendjen e akseve kryesore në vend. Referuar njoftimit zyrtar:
Rajoni Verior
Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës por pa sjellë probleme për qarkullimin.
Kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë dhe është në terren me mjete e punëtorë nuk ka probleme në qarkullim.
Rajoni Qendror
Ka pasur reshje bore në Steblevë, është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë, nuk ka probleme me qarkullimin.
Rajoni Jugor
Kanë filluar reshjet e dëbores me intensitet të ulët në segmentet e mëposhtëme:
– Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë
– Qafë e Qarrit-Korçë-Ersekë
– Boboshticë-Dardhë
– Korçë-Voskopojë
– Zëmblak-Goricë.
Në të gjitha segmentet qarkullohet pa zinxhirë
Sipas ARRSH-së, kontraktorët janë në terren dhe në gadishmëri për çdo situatë, me qëllim sigurimin e kalueshmërisë normale në të gjitha akset.
Në fund, ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë si dhe të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.