Rezervat e kontabilistëve për fiskalizimin – Binaj: Të krijohet trekëndëshi i administrimit
Kontabilistët kanë një sërë rezervash sa i përket projektit të fiskalizimit, të iniciuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, që ka nisur konsultimin me grupet e interesit.
Në një intervistë për TV SCAN, eksperti kontabël, Agim Binaj, shprehet se ky sistem nuk mjafton për të luftuar evazionin fiskal nëse nuk ndërmerren masa shtesë, siç është trekëndëshi i administrimit.
Sipas tij, ky projekt duhet shoqëruar gjithashtu edhe me ndryshime në ligjin e TVSH-së, i cili lë hapsirë për informalitet.
Eksperti kontabël sugjeron që projekti të zbatohet me faza dhe fillimisht shtrihet në qytetet e mëdha ku janë të përqendruara shumica e biznesve dhe më pas në zonat e largëta.
Softi i ri që do të bëhet i detyrueshëm për bizneset, arrin vlerën e 15 milionë eurove.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.