Rikonstruksion i Pallatit të Kulturës dhe bibliotekës së qytetit të Lezhës – Hapet tenderi prej 240 milion lekë (FOTOT)
Në faqen zyrtare të APP është njoftuar hapja e tenderit për ‘“Riforcimi dhe Rikonstruksioni i Bibliotekës “Gjergj Fishta” dhe Pallatit të Kulturës “Dede Ndue Lazri”, në Bashkinë Lezhë”’.
Sipas informacionit fondi limit i këtij projekti është 241,578,098.00 Lekë ndërsa afati i fundit i aplikimeve në tender është data 08-11-2021, ora 10:00.
‘Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin e punimeve është 12 muaj nga data e nënshkrimit të marrëveshjes kuadër’, shkruhet në dokumentet e tenderit.
Projekti i pallatit të Kulturës ‘Dede Ndue Lazri’
Biblioteka ‘Gjergj Fishta’
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.