Rimëkëmbja ekonomike/Në 2020, BE i ofroi Shqipërisë ndihmë financiare 103.3 milionë euro
Gjatë vitit 2020, Bashkimi Europian i ka ofruar Shqipërisë një mbështetje financiare prej 103.3 milionë euro për rimëkëmbjen e ekonomisë, shtetit të së drejtës, lirive bazë dhe mirëqeveisjes. Shifra bëhet e ditur nga ministrja e Financave Anila Denaj.
“Përkushtimi i Qeverisë drejt rrugëtimit tonë në BE, do të ishte më i vështirë, pa ndihmën e partnerëve tanë strategjikë dhe mbështetjes së tyre financiare” shkruan Denaj në një postim në rrjetet sociale.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.