Rindërtimi/Vlerësimi i thelluar, 115 pallate dhe 1500 shtëpi të tjera do të shemben!
Komiteti Kombëtar për Rindërtimin deklaron se nga 51 mijë banesa të inspektuara, 8925 prej tyre janë të pabanueshme. Ndërkohë, po vijon procesi i vlerësimit të thelluar për dëmet e shkaktuara nga tërmeti në banesa në mbarë vendin.
Ministri për Rindërtimin tha se janë 357 pallate të inspektuara thellësisht nga të cilat 115 janë për t’u shembur. Sa i përket shtëpive individuale, sipas Ahmetajt, janë më shumë se 1500 të tilla që duhen shembur. Procesi i vlerësimit të thelluar vijon edhe më tej.
Në çadra janë më shumë se 10 mijë qytetarë, ndërsa 12 mijë të tjerë po përfitojnë nga bonusi i qirave. Ndërkohë, në portalin unik ‘shtëpiaime’ që është hapur për këtë proces deri më tani janë më shumë se 14 mijë aplikime. Ahmetaj saktësoi se aplikimi në portal është procesi detyruar ligjor në mënyrë që të përfitohet nga procesi i rindërtimit.
Në vijim, ministri i posaçëm evidentoi se janë miratuar zonat e reja zhvillimore ku do të ndërtohen lagjet e reja dhe do të nisë puna për ndërtimin.
SCAN
#TiNukDoJeshKurrëVetëm😊👐🏿🇦🇱Mbledhja e Katërt e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit
Posted by Edi Rama on Wednesday, February 12, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.