Rregullat e reja/ Prioriteti i kompensimit të pronave: Paratë, pasi të jenë ezauruar 2 mundësitë e kompensimit fizik
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit rregullat e reja që do të aplikohen për kompensimin e pronave. Në ndryshimet e miratuara përforcohet detyrimi i dhënies prioritet kompensimit fizik, fillimisht kthimi i plotë ose i pjesshëm i tokës nëse është e lirë apo kompensimi me një sipërfaqe tjetër toke që është në fondin e kompensimit fizik.
Referuar ndryshimeve, kompensimi financiare do të jepet vetëm pasi të jenë ezauruar dy hallkat e para; kompensimi fizik në ish-pronën e subjektit të shpronësuar dhe kompensimi fizik nga fondi i tokës. “Në rastet kur subjekti trajtohet me kompensim financiar, trajtimi kryhet me këste të barabarta, brenda 10 viteve, në përputhje me procedurat që miratohen me udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë” përcaktohet në vendim.
Prioriteti i mënyrave të kompensimit përcaktohet sipas rendit të mëposhtëm:
a) Kompensim fizik në ish-pronën e subjektit të shpronësuar;
b) Kompensim fizik nga fondi i tokës;
c) Kompensim financiar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.