Rrëshqitje dherash, ARRSH: Zhbllokohet segmenti pranë fabrikës në Kalimash
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ka pasur rrëshqitje të një sasie të skarpatës së sipërme të rrugës në segmentin Fushë Arrës – Fushë Dukagjin, në km 52.5 nga Fushë –Arrësi, pranë Fabrikës në Kalimash.
Segmenti është bllokuar plotësisht. ARRSH lajmëroi se kompania e mirëmbajtjes për segmentin përkatës ndërhyri menjëherë me mjete dhe rruga tashmë është zhbllokuar dhe e hapur për të dyja drejtimet e kalimit.
Në këtë zonë ka pasur vazhdimisht rënie materialesh mbi rrugë, por janë pastruar në të gjithë segmentin rrugor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.