“Rrezikohet jeta e elektriçistëve”/ Ndërprerjet e energjisë, OSHEE: Po eleminojmë defektet. Por ka zona që s’ndërhyjmë dot
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve dhe në terren grupet e punës janë eliminuar defektet e shfaqura gjatë natës prej motit të keq, me reshje të dendura, stuhi dhe shkarkesa atmosferike.
Nga dispeceritë qendrore raportohet se rajonet më të prekura nga defektet janë Tirana, Durrës dhe Burrelit.
Sipas OSHEE, defektet janë kryesisht të llojit: këputje përcjellësash, thyerje izolatorësh, dëmtime kabllosh, uji në kabina, etj.
Në raport me situatën në mesnatë, të dhënat e orës 09:30 paraqesin një përmirësim të situatës së furnizimit me energji elektrike me 31%.
“Në kushtet e një moti me reshje dhe me prezencë uji në objektet elektrike, është e vështirë të ndërhyhet pasi rrezikohet jeta e punonjësit. Sikurse, disa fidera janë stakuar për masë sigurie nga vet kompania, për të evituar pasoja të mëtejshme në jetë njerëzish dhe defektesh” evidenton OSHEE.
Sipas Operatorit, vështirësi në riparimin e defekteve paraqitet ne zonat rurale ku kryesisht janë linja ajrore, gjë që sjell vonesa në riparimin e tyre per shkak të terrenit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.