Rritet pasuria e shqiptarëve, por edhe pabarazia: 1 në 24 shqiptarë ka më shumë para në bankë se 23 të tjerët së bashku!
Depozitat e sigurueshme të individëve në Shqipëri në bankat që operojnë në vendin tonë janë rritur me 8% gjatë vitit të kaluar, për të prekur shifrën e 1.11 trilionë lekëve, ose rreth 9.2 mld euro, nga rreth 1.03 trilionë lekë që ishin në fund të vitit 2020, tregon raporti i fundit vjetor i publikuar nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Rritja e depozitave të individëve në harkun e një viti fiksohet kështu në plot 82 mld lekë, ose 678 milionë euro. Depozitat e sigurueshme përfshijnë edhe interesat. Ajo që bie në sy nga shifrat është fakti se rritja vjetore prej 8%, apo 678 milionë euro e depozitave të individëve në Shqipëri gjatë vitit të kaluar është ndikuar kryesisht nga ato në euro, me një rritje vjetore prej 11.2%, ose me 57 mld lekë…..Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.