Rritje e ndjeshme e të shtruarve në spitale për shkak të COVID! – 99 raste të reja në 24 orët e fundit
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 425 qytetarë ku kanë rezultuar pozitiv 99 raste të reja.
Rastet e reja janë përkatësisht: 40 raste në Tiranë. Nga 6 raste në Fier dhe Kavajë, nga 5 raste në Dibër dhe Mirditë, nga 4 raste në Krujë dhe Devoll, nga 3 raste në Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Durrës, Kurbin Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnjë dhe Përrenjas, dhe nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec.
Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 102 pacientë ku 11 prej tyre janë në terapi intensive dhe 3 në intubim, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë të moshës 44, 64 dhe 65 vjeç, si pasojë e sëmundjeve shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 46 pacientë duke e çuar numrin total të të shëruarve në 2137, dhe ka akoma 1610 raste aktive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.