Rruga turistike Shkafanë-Lalëz-Ishëm – FSHZH informon mbi situatën aktuale të punimeve
FSHZH njofton se me rikonstruksionin e segmentit turistik Shkafanë-Lalëz-Ishëm synon të këtë ndikim në lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për lëvizjen në gjithë zonën pasi segmenti përmirëson aksesin në zonën e Gjirit të Lalzit, ku në vijim të nxjerr në Bubq dhe bën lidhjen edhe me zonën e veriut, ku vizitorët nga Kosova mund të udhëtojnë nëpërmjet këtij aksi, duke ndikuar në lehtësimin e qarkullimit dhe uljen e trafikut. Gjithashtu rruga e Ishëmit mund të përdoret nga zona e jugut duke i dhënë frymëmarrje trafikut të shtuar gjatë sezonit turistik.
“Investim i realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përfshin rreth 8 km aks që nga hyrja e rrugës kryesore deri në dalje, të cilat lidhin Shkafanën me Lalzin dhe Lalzin me Ishmin, NJA Ishëm. Investimi ka si qëllim jo vetëm t’í shërbejë drejtpërdrejtë 4500 banorëve dhe 5 fshatrave por edhe udhëtarët që vijnë nga Fushe-Kruja, Kruja dhe turistëve që frekuentojnë Gjirin e Lalëzit kryesisht nga Kosova”, shprehet kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako gjatë një vizite në terren, por duhet shtuar këtu edhe fakti që në këtë NJA banojnë 8,858 banorë.
Sipas informacionit përgjatë gjatësisë së këtij aksi turistik, peizazhi është panoramik por edhe ofron mundësi për zhvillimin e aktiviteteve fitim prurëse në fushën e agroturizmit dhe më gjerë, duke ndikuar kështu në përmirësimin e cilësisë dhe standardin e jetesës.
FSHZH informon se me përmirësimin e infrastrukturës rrugore bëhet më e prekshme Kalaja e Ishëmit si monument i trashëgimisë kulturore, duke i dhënë zonës turistike edhe mundësi për shfrytëzimin e turizmit kulturor.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.