Sa mjete rrugore janë aktive në Shqipëri dhe sa është vlera totale e tyre? – DPSHTRR publikon shifrat
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor janë publikuar shifrat e mjeteve rrugore në Shqipëri përgjatë dekadës së fundit.
Referuar të dhënave të publikuara, janë 740,669 mjete aktive në Shqipëri, deri në fund të vitit 2021, ose +88% më shumë mjete aktive krahasuar me vitin 2012, nga të cilat:
593,280 janë autoveturat, +99.5% më shumë se në vitin 2012
17,932 janë mjete luksi, +143% më shumë se në vitin 2012
10,852 mjete për transport pasagjerësh, +40% më shumë se në vitin 2012
94,653 mjete për transport mallrash/bujqësore/ndërtimi, +42% më shumë se në vitin 2012
2,236 mjete Green, +11,080% më shumë krahasuar me vitin 2012
262 mjete/1,000 banorë gjatë vitit 2021, +93% më shumë se viti 2012
2,808,475.390 Euro vlera e flotës aktive të mjeteve deri në fund të vitit 2021, +2,316,168,860 Euro më shumë se vlera e tërë flotës deri në vitin 2012!
Ka një rritje të vlerës mesatare të mjetit për periudhën 2013-2021 në 6,694 Euro nga 1,247 Euro që ishte vlera mesatare për mjet deri në vitin 2012, ose +437%
Sot janë të regjistruar 1,126,594 drejtues mjeti, ose +66% më shumë se në vitin 2012
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.