“Samsung synon majat me Galaxy S9” – Dalja në treg, çmimi dhe specifikat e super-telefonit Android
Samsung vendosi standarde të larta për telefonat në fillim të 2017 me mbresëlënësin Galaxy S8 dhe nuk ka dyshim që do të bëjë të njëjtën gjë në 2018.
Si zakonisht, smartphone i ri do të prezantohet në një event special në Kongresin Botëror të Celularëve, në shkurt të këtij viti.
Ka shumë pak fjalë zyrtare se çfarë të presim, por duket se përmirësimi i kamerës do të jetë tipari kryesor për Galaxy S9. Ky celular pritet të ketë shumë karakteristika interesante, por nuk do të jetë i lirë.
Ja gjithçka që dimë deri më tani
Sipas informacioneve të fundit, S9 do të ketë Emoji në 3D, të cilat u përgjigjen shprehive të fytyrës. Këto do të jenë më të zhvilluara se karakteret Animoji që Apple krijoi për të treguar fuqinë e iPhone X.
Sipas një raporti të ETNews-it Korean, këto telefona do të jenë të parët që do të kenë altoparlantë stereo.
Dalja në treg
Siç është përmendur, Samsung do të publikojë telefonin më 25 shkurt. Pas publikimit të telefonit, shpërndarja në dyqane zgjat disa javë dhe për të qenë më të saktë, do të thonim që S9 do të jetë në duart tona në fund të Marsit.
Çmimi
Mos prisni që Galaxy S9 të jetë i lirë. Çmimi më i ulët i S8, aktualisht. është rreth £689, prandaj Galaxy S9 do të jetë padyshim më i lartë se aq. Çka mbetet për tu parë, është nëse kompania do të përshtatet me Apple, që për telefonatat me specifika të larta, ka çmime mbi £1,000.
Dizajni
Një imazh i versionit S9 dhe versionit më të madh S9+, ka rrjedhur në rrjetet sociale. Në foto duken dy telefonat dhe megjithëse janë shumë të ngjashëm me Galaxy S8, ka disa dallime kyçe.
Si fillim, versioni më i madh i telefonit, tashmë ka një kamera me dy lente, i ngjashëm me iPhone X.
Së dyti, skaneri i gjurmëve të gishtavë është zhvendosur nga lentet e kamerës, në poshtë tyre.
Kjo ka të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të kritikave të ngritura për S8 & S8+ se skanerët e gjurmëve të gishtave ishin shumë të vështira për t’u arritur për shumicën e njerëzve.
Nëse dizajni i jashtëm nuk duket të ketë ndryshuar shumë, nuk do të jetë e njëjta gjë për brendësinë e telefonit.
Samsung padyshim do të rrisë procesorin dhe me shumë mundësi edhe memorien, për ta bërë modelin e ri akoma më tërheqës.
Karakteristikat
Thuhet se Galaxy S9 do të ketë teknologji të përparuar të njohjes së fytyrës të quajtur ‘Skanimi Inteligjent’.
Tipari kombinon skanimin e fytyrës dhe irisit për të përmirësuar saktësinë dhe sigurinë, madje edhe në dritë të fortë.
Ndërsa modele të mëparshme Galaxy kanë përfshirë një Skaner Iris, XDA pretendon se “duke e kombinuar atë me teknologjinë e njohjes së fytyrës do të thotë se shpresojmë që kjo të rrisë sigurinë e telefonave.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.