“Shfryhet” portofoli i shqiptarëve/ 2.2 milionë kartëmonedha më pak në 2021, por rritet vlera mesatare!
Gjatë vitit 2021 vlera mesatare e kartëmonedhave në qarkullim është rritur me rreth 8%, duke u ngjitur në 2,421 lekë, nga 2,242 lekë që ishte në vitin 2020, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Këto të dhëna tregojnë gjithashtu se, vlera e kartëmonedhave në qarkullim është rritur me 22.5 mld lekë, ose 6.4% në terma vjetorë, por ka rënë si njësi, me 1.4%, ose 2.2 milionë kartëmonedha më pak. Kjo tendencë vjen si pasojë e politikës së Bankës së Shqipërisë në favor të kartëmonedhave me vlerë nominale të lartë dhe futjes në qarkullim edhe të kartëmonedhës me vlerë 10,000 lekë. Në total, deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar, në Shqipëri qarkullonin rreth 154 milionë copë kartëmonedha, për një vlerë prej 372.2 mld lekësh….Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.