Shifrat/ Shqipërisë iu ‘thanë’ lopët në 2020! Por u mor më shumë qumësht nga delet dhe dhitë
Në vitin 2020, sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar rezulton rreth 119 mijë tonë, duke pësuar rënie me 14,80 %, krahasuar me vitin 2019. Ndikimin në këtë rënie e ka pasur prodhimit i qumështit të lopës.
Referuar të dhënave ta publikuara nga Instat, rezulton se gjatë kësaj periudhe, sasia e qumështit të lopës të grumbulluar është rreth 101 mijë tonë, duke pësuar rënie me 18,45 %, krahasuar me 2019.
Sasia e grumbulluar e qumështit të deles, në vitin 2020 është rreth 10 mijë tonë, duke shënuar rritje me 3,07 %, krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, sasia e grumbulluar e qumështit nga dhitë është rreth 7 mijë tonë, duke shënuar rritje me 37,03 %, krahasuar me vitin 2019.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.