Shkarkimi i Metës, caktohen ekspertët – Murrizi: Të vlerësohet rasti – Kraksit në 1993. Mbërrijnë përgjigjet nga institucionet
Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është mbledhur të premten duke përcaktuar dy ekspertët Erind Mërkuri dhe Artan Spahiu që do të vlerësojnë nëse qëndrimet e Kreut të Shtetit janë në shkelje të Kushtetutës. Deputetët e Komisionit u kanë paraqitur ekspertëve pikat ku do bazohet analiza e tyre, ndërkohë që Kreu i Komisionit Alket Hyseni njoftoi se kanë ardhur edhe shkresat nga SPAK nga AMA, nga policia dhe nga Bashkia e Tiranës në lidhje me procesin e hetimit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Komisioni do të vlerësojë edhe procedurat e ndjekura për shkarkimin e ish Presidentit të Lituanisë, ndërkohë që Deputeti Myslim Murrizi kërkoi që të merret në shqyrtim edhe rasti – shkarkimit të ish Presidentit Italian Kraksi në vitin 1993, por edhe që në Komision të dëgjohet Kreu i SHISH dhe ai i Policisë së Shtetit.
Deputeti Spartak Braho kërkoi që Komisioni të bëjë edhe një vlerësim të shëndetit mendor të Presidentit, kërkesë që nuk u miratua pasi nuk është objekt i veprimtarisë së hetimit të tij.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.