Shkarkimi i Metës, kërkohen konstitucionalistë – Erind Mërkuri dhe Viktor Gumi, dy kandidaturat e parë për ekspertë të Kuvendit
Përcaktimi i ekspertëve që do të vlerësojnë nëse deklaratat e Kreut të Shtetit Ilir Meta përbëjnë shkelje kushtetuese kanë qenë pika kryesore e mbledhjes së Komisionit të Posaçëm Paralamentar për hetimin e shkeljeve të Presidentit. Në skenë kanë dalë emrat e Erind Merkurit, Pedagog në Fakultetin Juridik, dhe juristit Viktor Gumi, avokat i njohur lidhur me çështje që kanë të bëjnë me kushtetutën.
Komisioni i Posaçëm caktoi edhe një dëgjesë me Presidentin e Repulikës në mënyrë që ky i fundit të paraqesë pikëpamjet e veta, e cila u vendos për më 18 maj, ndërkohë që më 24 maj do t’i dërgohet Kuvendit raporti përfundimtar i komisionit të Posaçëm.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.